Foto: Ilustrim

Skenderaj, i dehuri shkakton probleme në shtëpi dhe pengon policët

Një person në gjendje të dehur ka shkaktuar probleme në shtëpinë e tij.

Si pasojë ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, por i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë arrestimit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, të shtunën.

Motra e të dyshuarit e ka raportuar vëllanë e saj në Polici.

“I dyshuari është arrestuar dhe gjatë arrestimit ka penguar zyrtarët policorë, ku një zyrtar policor ka pësuar lëndime. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.