Foto: Ilustrim

Skenderaj, godet me veturë këmbësoren dhe fëmijën e saj dhe iku nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30 është goditur me veturë një grua e cila ishte duke e shtyrë karrocën më fëmijën e saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rezallë të Skenderajt 20:30.

Këmbësorja së bashku me fëmijën janë dërguar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përderisa drejtuesi i veturës është larguar së bashku me automjet nga vendi i ngjarjes.

Policia raporton se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti po vazhdon të hetohet.