Skenderaj - kallxo.com

Skenderaj, gjobitet lokali që nuk e respektoi vendimin e Qeverisë

Me 200 euro është gjobitur një lokal në Skenderaj që nuk respektoj vendimin dhe urdhëresat për mbylljen e bizneseve.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në rrjetin social “Facebook”.

Sipas vendimit, biznesin në rrugën “Ilaz Kodra”, e kanë paralajmëruar më 23 mars që ushtrimi i veprimtarisë është vepër penale, por që më 27 mars është parë përsëri duke punuar dhe me asistimin e zyrtarëve policor, lokali është mbyllur.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha bizneset të mbyllën përjashtim bëjnë barnatorët, marketet dhe furrat, si masë parandaluese ndaj virusit COVID-19.