Skenderaj, gjendet vajza që ishte shpallur e zhdukur

Një lajm i mirë vjen nga Skenderaj.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, ka njoftuar se është gjetur e gjallë vajza që ishte shpallur e zhdukur.

Sipas Jasharit, E. F. është gjetur në fshatin Gllanasellë.

“Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmen e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore”, ka shkruar kryetari Bekim Jashari në Facebook.

Ai ka falenderuar të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën vajzën.