Skenderaj, fillon rregullimi i vendit ku do të vendosen varrezat e qytetit

Pas përcaktimit të lokacionit, ka filluar rregullimi i infrastrukturës në vendin ku do të vendosen varrezat e qytetit e Skenderajt.

Sipas njoftimit të Komunës, kryetari Bekim Jashari kanë vizituar terrenin ku po zhvillohen punimet, në vendin ku do të bëhet vendosja e varrezave të qytetit, në Polac.

Në këtë lokacion po bëhet rregullimi i rrethojave, parkingut e i rrugicës për këmbësorë si dhe do të bëhet ndërtimi i objektit të abdes-hanes.

“Një falënderim i madh për tri kompanitë që kanë ndihmuar në punë shtesë në këtë projekt, si: kompaninë “Diamanti”, e cila ka bërë furnizimin me gypa të ujësjellësit me gjatësi 1000 metra, kompaninë “Uniteti” si dhe kompaninë “A-Z Group” që kanë ndihmuar në hapjen e kanalit të ujësjellësit”, u shpreh Kryetari Jashari.

Më afër 10 mijë banorë, komuna e Skenderajt ka qenë e vetmja në Kosovë që nuk ka pasur varreza të qytetit.