Ilustrim.

Skenderaj, ekspozon pistoletën, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Aqarevë të Skenderajt është arrestuar një burrë i dyshuar, pasi që gjatë një konflikti me një burrë tjetër ka ekspozuar pistoletën.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:38, ndërsa pistoleta me gaz dhe 9 fishekë janë konfiskuar.

Tutje policia sqaron se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.