Skenderaj: Ekspozon armë në rrjete sociale, policia kontrollon shtëpinë e të dyshuarit

Në fshatin Llaushë të Skenderajt një i ri dyshohet se ka ekspozuar armë në rrjete sociale.

Sipas policisë, pas marrjes së këtij informacioni, më 25 maj, me vendim të gjykatës, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe i njëjti ka dorëzuar një armë AK47 (kallshnikov), e cila ishte e bllokuar, jo funksionale.

Në konsultim me prokurorin rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.