Ilustrim

Skenderaj, e rrah dhe ia grabit 2 mijë euro

Një person në Skenderaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se natën e djeshme, pak pas orës 21:00 është sulmuar nga një person tjetër me grushte dhe pastaj është grabitur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Ai ka raportuar se i dyshuari pasi që e ka sulmuar ia ka grabitur kuletën, ku sipas tij përveç dokumenteve personale aty ka pasur edhe 2 mijë euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është nën hetime.