FOTO ILUSTRIM

Skenderaj, e gjen në oborr predhën e pashpërthyer

Një person ka gjetur një mjet të dyshimtë në oborrin e tij. Rasti ka ndodhur në fshatin Qitak të komunës së Skenderajt, njofton policia.

Sipas njoftimit të policisë, mjetin e dyshimtë, predhë e pashpërthyer e kanë larguar nga vendi njësitet për deminim të KFOR-it amerikan dhe njësitet e FSK-së.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij e kishte gjetur një mjet të pashpërthyer-predhë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet për deminim i KFOR-it amerikan dhe i FSK-së të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë.