Ilustrim

Skenderaj, dorëzohet në polici i dyshuari për aksidentin me veturë ku vdiq një e mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Skenderaj, një i dyshuar derisa ka drejtuar veturën, ka goditur një vajzë të mitur dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete”, thuhet në njoftim të policisë.

Pas një kohe, sipas policisë, i dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.