Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Skenderaj, djali dyshohet se e kanosi babanë

Një qytetar nga Skenderaj ka raportuar në Polici së është kanosur me vrasje nga biri i tij.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari ka qenë në shërim të detyrueshëm në QKUK dhe pasi është kthyer në banesë ka kanosur me vrasje babanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Skenderaj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet, njofton PK.