Skenderaj, dëmtohet "flamuri" me fotot e Thaçit dhe Veselit, reagon kryetari Fadil Nura

Një “flamur” me fotografitë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, i cili ishte vendosur në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Skenderajt është dëmtuar.

Për këtë ka reaguar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, duke thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe tepër i ulët.

“Dikënd po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar Nura në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, me rastin po merren organet e rendit.

Kujtojmë se më 17 nëntor 2020 është djegur billboardi “Liria ka emër” në Graçanicë.

“Liria ka emër” është një platformë që është formuar për t’u dalë në mbrojtje ish-udhëheqësve të UÇK-së , të cilët janë duke u gjykuar në Hagë nga Dhomat e Specializuara.

Në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë po përballen me akuzat për krime lufte.

Këto janë fotografitë që i ka publikuar kryetari Fadil Nura: