Skenderaj, burri plagos veten me armën pa leje

Një burrë në Skënderaj dyshohet se dje  është vetë plagosur me armë.

Sipas Policisë, viktima është plagosur me armë të cilën e ka poseduar pa leje.

I dyshuari është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa policia ka konfiskuar armën pistoletë Zoraki 6.35mm me katër fishekë të kalibrit të njëjtë.

Rasti është duke u hetuar.