Skenderaj, burri dyshon se gruaja i hodhi diçka të dëmshme në ushqim

Një rast i dyshimtë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Skenderaj.

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës dyshimin se gruaja e tij i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim. Kjo pasi viktima fillimisht ishte trajtuar në QKMF e më pas ishte dërguar në QKUK.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.