Foto: Ilustrim

Skenderaj: Arrestohet pasi përgatitej ta falte Bajramin

Policia në rajonin e Skenderajt ka arrestuar gjatë ditë së djeshme një person të dyshuar për mosveprim sipas vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe pengim të zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë në orët e para të mëngjesit, ku i dyshuari me disa persona të tjerë ishin duke u përgatitur të kryejnë rite fetare për festën e Bajramit.

Pas kërkesës për largim dhe kërkesës për të zbatuar urdhëresën e Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe Ministrisë së Shëndetësisë, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policor.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit, dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.