Ilustrim

Skenderaj, arrestohet pas sulmit të një shtetase të Shqipërisë dhe një kosovari

Mbrëmë, rreth orës 20:00, është arrestuar një person në qytetin e Skenderajt.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një lokal ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një femër  shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.