Skenderaj, arrestohet një person pasi rrahu djalin e tij

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Sipas Policisë, i njëjti e kishte rrahur djalin e tij pas një zënke që kishte pasur.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Skenderaj.