Skënderaj, arrestohen dy persona pasi u përfshinë në përleshje me disa të mitur

Dy burra nga Skënderaj janë arrestuar pas përfshirje në një rrahje mes disa personave.

Në raportin policor se, përpos arrestimeve, tre persona të mitur janë dërguar për intervistim.

Sipas policisë, gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorur një armë lodër për t’i frikësuar viktimat, e cila armë më pas është sekuestruar, kurse të dyshuarit pas intervisimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Në këtë përleshje nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.