Foto-ilustrim

Skenderaj, aksident mes 3 veturave

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte në Skenderaj.

Policia e ka konfirmuar këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 19:30, në një rrugë lokale të Skenderajt.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 vetura.

“Si pasojë e  lëndimeve  të pësuara katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha për KALLXO.com zëdhënësi Zahiti.

Sipas gjendjes faktike dhe  rrethanave  shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës ndërmjet veturave të përfshira në aksident.