Skenderaj, 800 kg mish të prishur për familjet në nevojë

800 kilogramë mish i prishur është asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në Skenderaj.

Sipas zëdhënësit të AUV, Lamir Thaçi, ky mish është asgjësuar me datën 19 gusht nga kompania pastrimi në Mitrovicë.

Thaçi ka treguar se për këtë sasi të mishit të prishur informatën e kanë marrë nga inspektorët komunal të Skenderajt.

Kjo sasi e mishit ishte e destinuar për familjet në nevojë të shoqatës “Jetimet e Ballkanit”.

“Kemi pranuar një kërkesë nga inspektorët komunal të Skenderajt, për kontroll të një sasie të mishit të destinuar për familjet në nevojë të shoqatës Jetimet e Ballkanit, dhe për të njëjtën sasi prej 800 kg inspektori Veterinarë i AUV-së ka vendosur se mishi nuk i plotëson kushtet për konsum dhe është bërë asgjësimi i tij nga kompania pastrimi në Mitrovicë me datë 19.08.2019. Sasia e asgjësuar në ketë rast ka qen 800 kg mish gjedhi”, ka thënë Thaçi.