Skender Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka dhënë detaje se çfarë i kishte thënë në vesh kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, në ditën kur nënshkruhej marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Një foto që shihej Hyseni duke i folur në vesh Hotit kishte bërë bujë në rrjetet sociale dhe Hyseni tha se ‘kam qesh me shpirt me komentet’, derisa tregoi se çka i tha Hotit.

“Më duket ka qenë momenti adekuat kur unë mendoja që Hoti duhej t’i bënte një ftesë presidentit amerikan për vizitë në Kosovë dhe ia kam thënë këtë dhe e përcolli mesazhin pasi është kryer ceremonia”, tha Hyseni në ‘Klan Kosova’.