Skender Hyseni lajmërohet nga Uashingtoni: Roli i ShBA-së i pazëvendësueshmëm në dialog

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni është takuar sot në Uashington me Emisarin  Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Matthew Palmer.

Hyseni përmes një postimi në facebook tha se bisedoi me Palmer që të koordinohen për dialogun me Serbi, i cili duhet të  marrë një dinamikë të re pa u vonuar dhe theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara është i pazëvendësueshmëm në dialog, duke i kërkuar pranin e tyre të pëhershme në këtë proces.

“Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qëllim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm, me përulësi kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel”, shkroi ai.

Sipas njoftimit të Koordinatorit Shtetëror, Palmer ka thënë  se ShBA-të përkrahin dialogun në Bruksel dhe një marrëveshtje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

“Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë process, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jet me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”, thuhet tutje në njoftim.

Hyseni ka bërë të ditur se gjatë ditës ka pasur një telefonat edhe me Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ku temë qendrore e bisedës ishte dialgou në Bruksel.