Skender Hyseni bindet ta përdorë maskën... në Gjermani

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka bërë të ditur se gjendet për vizitë zyrtare në Gjermani.

E nga njëri takim atje, ai është shfaqur me maskë, përkundër faktit se në Kosovë ishte parë duke mos e bartur maskën, si masë obligative për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Në kuadër të koordinimit dhe këmbimit të pikëpamjeve e qëndrimeve rreth dialogut me Serbinë, sot në Berlin zhvillova dy takime të veçanta. Në kabinetin e kancelarës Angela Merkel u prita nga z. Matthias Lüttenberg, Kryesues i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale me Shtetet e Evropës Qendrore, Lindore, si dhe Azisë Qendrore. Ndërkaq, një takim tjetër të gjatë dhe shumë përmbajtësor, zhvillova në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RFGJ, ku u ptita nga ambasadori Michael Siebert dhe Zonja Christiane Hullman, Shefe e Divizionit për Ballkanin Perendimor”, ka njoftuar Hyseni në Facebook.

Në kuadër të koordinimit dhe këmbimit të pikëpamjeve e qëndrimeve rreth dialogut me Serbinë, sot në Berlin zhvillova dy…

Publiée par Skender Hyseni sur Mardi 25 août 2020

Ai ka shtuar se në këto takime ka theksuar se qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës shohin te Gjermania një vend mik, shtëpi të dytë për një numër të madh kosovarësh.

“Nënvizova se kjo, dhe përkrahja e pakursyer gjermane për Kosovën dhe popullin e saj, në orët më liga të historisë, kanë krijuar një lidhje të veçantë midis popujve dhe vendeve tona.
Duke shprehur mirënjohjen e thellë për përkushtimin e kancelarës Merkel dhe rolin e veçantë të Gjermanisë për përmbylljen e shpejtë të dialogut me njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, bëra thirrje që të bëhen hapa të vendosur në vijim të dialogut”, ka shkruar mes tjerash ai.

Sipas Hysenit kanë trajtuar edhe disa aspekte, gjithnjë me synimin që ky dialog të strukturohet dhe të përshpejtohet.

“Duke çmuar angazhimin e BE-së dhe punën e të dërguarit të veçantë të saj, Ljçak në raundet e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, vura në pah se dialogu duhet të marrë një dinamikë të re për të mos humbur kohën e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet tutje në publikimin e tij.

E sipas Hysenit, kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë dhe të koordinuar të trekëndëshit Berlin-Paris-Uashington për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje normalizimi, duke njohur njëra-tjetrën.