Skema e 10-përqindëshit në tenderë - LIVE

Emisioni i sotëm “Jeta në Komunë” do të trajtojë adresimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm për komunat e Kosovës.

Emisioni në veçanti do të trajtojë mbikëqyrjen e kontratave dhe dhëniet e aneks-kontratave nga shumë komuna për përfundimin e punëve të ndryshme.

Në debat do të diskutohet edhe për planifikimet dhe shpenzimet e buxhetit të komunave, pronat komunale si dhe kontratat mbi vepër.

Për këto dhe shumë të tjera në emision do të flasin: Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, Visar Prebreza, redaktor në BIRN, Enver Haliti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetar i Komisionit për mbikqyrjen e financave publike në Kuvendin e Kosovës si dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.