Skandaloze, zjarrfikësit e Prishtinës mund të arrijnë vetëm deri në katin e shtatë

Në edicionin e së hënës “KallxoPernime” transmetohet reportazhi mbi gjendjen e mjerueshme të zjarrfikësve të Kosovës.

Hulumtuesit e KALLXO.com për disa ditë kanë ndjekur punën e zjarrfikësve duke zbuluar parregullsi dhe mungesa në furnizimin e zjarrfikësve me pajisje normale të punës.

Reportazhi i cili transmetohet sonte, zbardhë detaje se si zjarrfikësit e Prishtinës nuk kanë shkallë për t’u ngjitur më lartë se në katin e shtatë të një ndërtese.

Në detaje të tjera, hulumtimi zbardhë se ka raste kur Prishtina mbetet vetëm me tre zjarrfikës, ndërsa qytetet si Gjilani kanë probleme të vazhdueshme me numrin e zjarrfikësve.

Të dhëna të tjera shfaqin probleme permanente të njësive të zjarrfikësve, me moshën dhe me rekrutimet jo të duhura të stafit.

Në hulumtim shfaqen edhe pamje nga momentet kur zjarrfikësit intervenojnë dhe kanë mungesa të pajisjeve adapte.

Emisioni transmetohet sonte nga ora 22 e 15 në Radiotelevizionin Dukagjini dhe në KALLXO.com.