Skandaloze Inspektorët e Rahovecit bartin bostanin me veturë zyrtare

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët e shfrytëzojnë veturën zyrtare për nevoja personale.

Në një video e cila ka arritur në adresë të KALLXO.com shihet se një veturë zyrtare me targat (07Z18) është parë duke blerë disa shalqinj në Rahovec.

Gjithashtu, sipas pamjeve shihet së vendi ku janë ndal zyrtarët e Rahovecit që të furnizohen me shalqinj është në një treg në fshatin Xërxë.

Lidhur më këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, i cili thotë së bëhet fjalë për inspektorët e kësaj komune.

Por që, sipas tij, kjo blerje ka ndodhur para festes së Kurban Bajramit më saktësisht para datës 11 gusht.

“Zyrtarët në video janë inspektorë të komunës së Rahovecit. I kam këtu pranë që i ftova për më pyet për këtë video. Ngjarja ka ndodhur dy ditë ose tri para festës së Bajramit nuk bëhet fjalë për sot apo dje. I pyeta, më thanë që është gabim, lëshim. Kanë qenë duke kaluar edhe janë ndal të tregu i pemëve”, u shpreh Latifi.