Skandaloze, eprori i Policisë mbajti dasmë në pandemi

Mbrëmë në Gjilan një epror i Policisë, në kohë pandemie, ka organizuar aheng familjar.

KALLXO.com merr vesh se drejtori i Operativës në rajonin e Gjilanit, Njazi Kolgeci, mbrëmë ka martuar djalin në njërin prej restoranteve të njohura në Gjilan.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Policisë në Gjilan, Elmina Mahmuti.

“Mbrëmë ka pasë aksion, ka qenë dasma e nënkolonelit në “Vali Ranch”, kanë ndërmarrë masat ndaj pronarit edhe unë do t’i ndërmarr masat për në Inspektorat me ia bë lëndën”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

“Po, kur më kanë thirrë mua më kanë njoftu që është dasma e nënkolonelit. Po, lënda do të dërgohet në Inspektorat Policor dhe në këto raste edhe për shkelje diciplinore”, ka paralajmëruar drejtoresha e forcave të rendit për rajonin e Gjilanit.

Në kohë pandemie në Gjilan organizohet dasmë