Ilustrim

Skandali i ndërtimeve, Prishtina ka 690 ndërtesa pa pranim teknik

Qyteti i Prishtinës në periudhën e pasluftës ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, si pasojë e ndërtimeve të reja e të larta.

Lagjet si ajo e ‘Muhaxherëve’ dhe ‘Arbëria’ janë transformuar totalisht dhe në to krejt çka mund të shohim, janë objekte të larta shumëkatëshe.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Komuna e Prishtinës, në këtë komunë janë gjithsej 690 objekte pa certifikatë të përdorimit.

Certifikata e përdorimit është një dokument që lëshohet nga organi kompetent dhe që vërteton përputhjen e ndërtimit me dokumentacionin ndërtimor dhe kodet e aplikuara ndërtimore, dhe që tregon se ndërtimi është i përshtatshëm për përdorim.

Pra në Prishtinë, sipas këtij dokumeti, janë 690 objekte që nuk dihet se a janë të gatshme dhe të sigurta për përdorim.

Nga këto 690 objekte, 26 janë 5 katëshe, 39 janë 6 katëshe, 60 janë 7 katëshe dhe 43 janë 8 katëshe.

Gjithashtu, ka objekte shumë të larta si 19 katëshe, 20 katëshe, 28 e 31 katëshe, të cilat nuk kanë certifikatë të përdorimit.

Në këto objekte që nuk kanë certifikatë të përdorimit hynë edhe objekte të institucioneve publike në vend, si ajo e Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Universitetit të Prishtinës dhe të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjithashtu, ka objekte të kolegjeve private të cilat nuk posedojnë certifikatë të përdorimit.

lista e plotë lista_e_ndertesave_qe_posedojne_leje_ndertimorepor_nuk_jane_te_pajisura_me_lejecertifikate_perdorimi (1)

Tërmeti i fundit shkatërrues në Shqipëri, ka ngritur dyshimet se sa të sigurta janë objektet e larta të ndërtuara në kryeqytetin kosovar, në periudhën e pasluftës.