Ilustrim

Skandal seksual me të miturën në Gjilan, arrestohen tre persona

A. Sh., Q. P., të lindur më 2001 si dhe E. C., i lindur më 2003 janë arrestuar dje nga policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë dhunuar një vajzë 15 vjeçare në një nga motelet në Gjilan.

Prokuroria Themelore e komunës së Gjilanit sot ka marrë vendim që tre të dyshuarve të u përcaktohet paraburgim prej 30 ditësh.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e komunës së Gjilanit.

“Për këtë rast më 22 Tetor 2020, janë ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.Ndaj të dyshuarve A.SH. (2001), Q.P. (2001) dhe E.C. (2003) prokurori i rastit, sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në një motel në Gjilan, të njëjtit e kanë detyruar të dëmtuarën e mitur, të moshës 15 vjeçare, të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, tha Prokuroria.

Sipas prokurorisë, tre të dyshuarit për dhunim seksual ndaj të miturës ishin nga Mitrovica, Vushtrria dhe Drenasi.