Foto: Mimoza Bushrani/Facebook

Skandal - Asamblistët e Prizrenit organizojnë ndejë në kohë pandemie - FOTO

Asamblistët e Komunës së Prizrenit nga radhët e disa partive politike, kanë organizuar ndjejë mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Edhe pse në në kohë pandemie nuk lejohet grumbullimet e më shumë se pesë personave, kjo gjë si ka ndaluar këshilltarët komunal prizrenas që të festojnë, pa respektuar masat kundër COVID-19.

KALLXO.com mëson se ndeja është organizuar për Ditën e Flamurit, në një nga restaurantet e Prizrenit.

Në të kanë marrë pjesë asamblistë nga radhët e PDK-së, LVV-së, AAK-së, e LDK-së, kryesuesi i asamblesë Komunale Sulltan Badalli, si dhe dy zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Për këtë organizim ka reaguar asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mimoza Bushrani.

“Kolegët e mi asamblistë u bashkuan mbrëmë privatisht, ilegalisht dhe kundërligjshëm ‘për të bashkëvuajtur’ me qytetarët në këtë kohë pandemie. Fotot u publikuan mbrëmë në rrjetet sociale nga vetë ata, por që u fshinë më pas kur Inspektorati dhe policia ua prishi ndejën, i gjobiti dhe i përcolli për në shtëpitë e tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

Prizreni gjendet në zonën e verdhë të rrezikshmërisë nga coronavirusi.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë edhe për organizime të tjera të partive politike, në kundërshtim me masat kundër përhapjes së pandemisë, COVID-19.