Ilustrim

S'ka më vaksina anti-COVID në sallën “1 Tetori” në kryeqytet

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se dozat e vaksinave “AstraZeneca” kundër coronavirusit të ndara për sallën “1 Tetori” në kryeqytet janë dhënë të gjitha.

Mirëpo, vaksinimi vazhdon në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna.

“Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të paadministruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, thuhet në njoftim.

MSh, po ashtu njofton se me dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca” janë vaksinuar 22,096 persona nga 24,000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX.

Kosova ka filluar vaksinimin më 29 mars 2021, një ditë pas marrjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundër coronavirusit donacion nga UNICEF i programit COVAX nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

BE: 95,000 vaksina anti-COVID do të arrijnë në Kosovë nga muaji maj – deri në fund të gushtit