S’ka kuorum, nuk mbahet komisioni hetimor për hidrocentrale ku pritej të raportonte ministri Arban Abrashi

Komisioni hetimor parlamentar ku pritej të raportonte ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka dështuar të mbajë diskutim.

Kjo ka ardhur si shkak i mungesës së kuorumit.

Në komision pritej të diskutohej procesi i licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Përpos Abrashit, në këtë komision pritej të raportonte edhe Letafete Latifi, drejtoreshë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.