Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

S’ka interesim, Kuvendi Kosovës mbetët pa fjalorë shqip-serbokroatisht

Me datën 18 të muajit nëntor, Kuvendi inicioi aktiviteti e prokurimit për t’u furnizuar me fjalorë.

Për tenderin me titull “Furnizim me fjalorë”, Kuvendi i Kosovës parashikoi vlerë të kontratës deri në 1 mijë euro. Duke përdor procedurën e kuotimit të çmimit me kriter të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët.

Përmes këtij aktivitetit të prokurimi, Kuvendi deshi të blej 11 copë fjalorë shqip-serbokroatisht si dhe 11 të tjera nga serbokroatisht-shqip.

Mirëpo ky aktivitet i prokurimi, doli të jetë “jetëshkurtër” pasi Kuvendi i Kosovës anuloi këtë aktivitet të prokurimit.

Sipas njoftimi për anulim, ky tender u anulua pasi nuk pati asnjë ofertues “Asnjë ofertë nuk është dorëzuar”, thuhet në njoftim.