S’ka buxhet as për punësime shtesë në KGJK

Komisioni për Punë Buxhet dhe Transfere ka votuar kundër ndarjes së një buxheti shtesë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Shtatë deputet kanë votuar kundër ndërsa një ka qenë pro kërkesës së KGjK-së.

Eman Rrahmani deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë Komision, tha se kërkesa e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për buxhet shtesë është diskutuar në grupin punues porse aty është konstatuar se nuk ka mundësi buxhetore për realizim të saj, e që kishte të bënte me shtimin e numrit të të punësuarve.

“Sepse vendet e reja të punës është e pamundur të rriten. Ata kanë mbi 200 vende të lira që nuk i kanë plotësuar. Është e pamundur të realizohet kërkesa edhe për rreth 200 vende tjera të vendeve të punës”, tha Rrahmani.