Situatë emergjente me të strehuarit në Prizren, Haskuka kërkon ndihmë nga qeveria

Rreth 500 persona që kanë ardhur nga Shqipëria po qëndrojnë në kampin gjerman në Prizren ku janë strehuar si të prekur nga tërmeti.

Një ditë pas tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, Qeveria e Kosovës  kishe marrë vendim që ish baza e KFOR-it Gjerman në Prizren t’i rihap dyert për të pranuar viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Kjo u bë në bashkëpunimin me Ambasadën Gejrmanë në Prishtinë, zyrën e GIZ-it, dhe Komunën e Prizrenit.

Kur kishin kaluar më pak se dy ditë nga ky lajmërim, kjo bazë u mbush plot, dhe aktualisht strehon më shumë se 500 persona aty.

Sot kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka thirrur konferencë për media dhe për të njoftuar publikun për gjendjen aktuale në kamp.

Bashkë me Haskukën ishin edhe Koloneli Faton Alija Drejtor Rajonal i Policisë Prizren, dhe me drejtorin e emergjencave Faruk Dakaj tash i angazhuar si koordinator institucional përgjegjës për menaxhimin e kampit Gjernan  në Prizren.

Haskuka ka kërkuar ndihmë nga organet qendrore qeveritare dhe agjencitë te specializuara për situata emergjente, sepse Komuna e Prizrenit nuk ka kapacitet dhe fonde emergjente për të zgjidhur situata emergjente si kjo e ditëve të fundit.

Haskuka njoftoi se pasi që Kampi Gjerman ka përmbushur kapacitet e saj me mbi 500 persona, dje para kampit kanë vazhduar të paraqiten persona të cilët janë sjellë nga kompani të ndryshme aty, e për të cilët fillimisht është bërë një regjistrim i shpejtë por tash po bëhet një regjistrim i detajuar i personave që janë strehuar aty.

“ Mbrëmë, e premte, kemi pasur një numër i madh i qytetarëve që janë ardhur  në kamp për të kërkuar strehim, por për shkaqe sigurie nuk mund të tejkalojmë numrin e të pranishmëve dhe kapacitet që ofron kampi gjerman” tha Haskuka.

Haskuka njoftoi se në bashkëpunim me Drejtorin e Gjimanzit “ Gjon Buzuku “ Jeronim Susurin, janë dakorduar dhe 120 persona të vendosen në sallën sportive  të kësaj shkolle, tash së fundmi salla është rinovuar dhe ka kushte për qëndrim të përkohshëm.

Por sipas Haskukës situata aktuale nuk mund të përballohet vetëm nga Komuna e Prizrenit, andaj ai ka bërë thirrje organeve qendrore qeveritare dhe organizate tjera që mund të ofrojnë ndihmë me ushqime dhe akomodim të 120 personave që po qëndrojnë në sallën sportive të shkollës

“Gjon Buzuku”.

Haskuka tha se ushqimi deri më tash është siguruar falë donacioneve të bizneseve nga qyteti i Prizrenit dhe shoqërisë civile.

“Në bashkëpunim me OJQ do të funsionalizojmë një kuzhine mobile sepse është shumë problematike marrja e ushqimit nga jashtë dhe shërbimi personave të strehuar për shkaqe shëndetësore” shtoi Haskuka.

Personave të strehuar në kampin gjerman i është ofruar shërbim mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Prizren, atyre që kanë pasur lëndime të ndryshme por edhe personave që kanë pasur nevojë për shërbime shëndetësor për nevoja tjera.

“Personat që janë në sallën sportive të shkollës së mese, duhet të ju ofrohet një ambient adekuat”, tha Haskuka.

Ai ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund të ofrojnë ndihme adekuate për vendqëndrim sepse kjo sallë nuk plotëson kushtet për qëndrim më afatgjatë.