Situatë e qetë në Zveçan

Radio Evropa e Lirë raporton se në Zveçan të shtunën është situatë e qetë.

Kryesisht në protestë janë duke marrë pjesë gratë, që janë të punësuara në sektorin e edukimit.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale./REL