Pamje nga Komuna e Zveçanit. FOTO: KALLXO.com.
Situatë e qetë në Zveçan
Situatë e qetë vazhdon të mbizotërojë edhe sot në Zveçan.
Një numër i protestuesve është parë sot pranë ndërtesës komunale në këtë qytet.
Për dallim nga ditët e tjera, në krye të protestës së sotme nuk kanë qenë kryesia e Listës Serbe, kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.
Edhe në kordonin të misionit të NATO-s në Kosovë- KFOR-it ka pasur më pak ushtarë.
Në këtë kordon, sot janë parë vetëm tre ushtarë të këtij misioni, përderisa dje gjatë ditës janë larguar edhe një pjesë e telave gjemborë që ishin vendosur nga ana e KFOR-it.
Që nga 26 maji 2023, serbët në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq po vazhdojnë protestën e tyre për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.
Escobar dënon sulmet ndaj ushtarëve të NATO: Njerëzit që i bëjnë ato duhet të mbajnë përgjegjësi