Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Në Shqipëri zjarret janë përhapur pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Kapacitetet e vendit për përballimin e situatës janë modeste, autoritetet shqiptare janë në bisedime për ardhjen e ndihmës nga BE.
Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave Civile zjarret janë përhapur nga veriu në jug duke përfshirë pyje, kullota dhe prona private në 13 rrethe: Shkodër, Lezhë, Pukë, Elbasan, Fier, Skrapar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë ku 9 vatra zjarri janë aktive.

Kapacitetet e Shqipërisë në mjete për të përballuar një përhapje të tillë zjarresh pothuajse në të gjithë territorin e saj janë modeste. Përfshirja e të gjithë rajonit nga zjarret si pasojë e tempetaturave të larta të fundkorrikut dhe fillim gushtit vështirëson ardhjen e mbështetjes nga vendet fqinjë dhe partnere./Top Channel