
Albin Kurti në takim me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje | Foto: LVV
Situata politike në vend, Albin Kurti takon strukturat e larta të partisë
Kryeministri Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje është takuar me drejtuesit e qendrave të kësaj partie, me mërgatën, si dhe me kryetaret e qendrave të organizatës së gruas të LVV-së.
Sipas njoftimit të LVV-së, në takim është diskutuar për situatën politike në Kosovë.
“Për situatën politike Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Këtë javë Qeveria ka shënuar dy vjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër” – thuhet në njoftimin e kësaj partie.
“Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në qendra, me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës të saj, GVV-së” – thuhet në njoftimin e LVV-së.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë: