Situata pandemike në Shqipëri, rekord infektimesh dhe vdekjesh (VIDEO)

Megjithëse me një ulje të lehtë të të infektuarve me coronavirus në 24 orë, krahasuar me një javë më parë situata pandemike vijon të mbetet shumë shqetësuese.

Gjatë kësaj jave janë raportuar rreth 7500 persona të prekur me Covid-19, ndërkohe situata paraqitet shqetësuese dhe për fatalitetet ku janë raportuar mbi 120 viktima.
Gjatë kësaj jave u shënua edhe rekordi i fataliteteve. Të enjten ministria e shëndetësisë njoftoi për 21 viktima.
Rekord negative kjo javë shënoi edhe për moshën e viktimave, të hënën një 18 vjeçar humbi jetën si pasojë e COVID-it.


Në spitalet covid numri i pacientëve gjatë kësaj jave ka shkuar nga 606 në 656 ndërsa si skemë mbështetëse, strukturave spitalore COVID ju shtuan edhe 81 shtretër në Elbasan duke e çuar në total numrin e shtretërve në 821.

Megjithëse kapacitetet për hospitalizim po shtohen thuajse çdo javë, përsëri qytetarët nuk fshehin frikën që kanë prej sistemit.

“E mbajtëm gati 8 ditë me mjekime edhe oksigjen i vumë në shtëpi, por nuk ai dolëm dot. Insistonte që të vinte menjëherë në spital, e kishte shumë tmerr,” thotë një qytetare.

Të shëruarit në 7 ditshin e fundit kanë qenë më të paktë në numër se sa të infektuar, përvec të martës ku ata që e fituan betejën me covidin ishin 1085.
Tashmë harta e të infektuarve është shtrirë në rreth 50 qytete të Shqipërisë, ku Tirana kryeson listën.
Në kryeqytet raportohen për 22.643 qytetarë që po luftojnë aktualisht me virusin, e ndjekur më pas nga Fieri, Durrësi Vlora, Shkodër dhe Gjirokastër me mbi 1000 raste aktive. Oranews