Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Foto: KALLXO.com - Arkiv

Situata në veri, mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Për shkak të zhvillimeve në veri, nga ora 17:00 është mbledhur Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Nga Komisioni thanë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk po merr pjesë në mbledhje.

Arsyetimi i tij ka qenë se nuk mund të marrë pjesë “për shkak të zhvillimeve”.

Sveçla është ftuar në këtë mbledhje për raportim sot.

Mbledhja e Komisionit për Siguri është e mbyllur. Brenda janë deputetët, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës.

Protestat e qytetarëve serbë të Kosovës po vazhdojnë në Zveçan dhe në Leposaviq.

Tensione janë duke u zhvilluar si pasojë e përleshjeve mes protestuesve dhe KFOR-it, i cili u ka bërë thirrje atyre për t’u shpërndarë.

Të gjitha raportimet për situatën e sotme në Veri të Kosovës i gjeni KËTU.

Situata në veri – Pamje