Situata në veri, diskutohet në takimin e zhvilluar me kryeministrit Rama dhe liderit të Nisma-s

Fatmir Limaj, kryetar i Nisma Socialdemokrate, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Limaj tha se kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

“Sot zhvillova një takim vëllazëror me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama të cilin e urova për mandatin e tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë. Me kryeministrin Rama diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për gjendjen e krijuar tash e tetë ditë në veri të vendit.

Është e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngritën në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Limaj.

Limaj tha se kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat po kalon Kosova.

Po ashtu, Limaj shtoi se nga kryeministri Rama ka marrë ftesë për një vizitë në Tiranë, të cilës do t’i përgjigjet pozitivisht.