Situata në Veri, Abdixhiku thërret konferencë për media

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka thirrur një konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Sipas një njoftimi për media, konferenca do të mbahet në ora 13:30.

“ Më datë 31 maj 2023, në orën 13:30, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku iu drejtohet qytetarëve në konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri” – thuhet në njoftim.

Lidhja Demokratike gjtë ditës së djeshme ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier se zyrtarisht Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe ’23” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

LDK i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që në këto momente kritike për vendin dhe të ardhmen euroatlantike të zgjedhë maturinë politike para popullizmit afatshkurtër.

“Në vend të euforisë së grupeve partiake të zgjedhë rrugëtimin e vendosur euroatlantik të shtetit bashkë me aleatët. Arritjet historike të Kosovës, nga angazhimi ynë për liri, pavarësi e demokraci e deri tek përpjekjet e deritanishme për forcimin e shtetit, kanë shenjën e koordinimit dhe ecjes së përbashkët me aleatët tanë. Devijimi nga një ecje e tillë është devijim nga vet rrugëtimi euroatlantik, siç dhe është shërbim ndaj vetë kundërshtarit të shtetit tonë” – thuhet në deklaratën e LDK-së.

“Përjashtimi i Kosovës nga ‘Defender 2023’ është hap në këtë drejtim. LDK-ja nuk do të lejojë, për asnjë çmim, asnjë politikan e asnjë Qeveri, të rrezikojë themelet e shtetësisë” – theksohet në njoftim.

LDK-ja ka thënë se sulmet e bandave kriminale të drejtuara ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve raportues e ushtarëve paqeruajtës të KFOR-it tregojnë qartazi tendencat destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka konfirmuar zyrtarisht se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe ’23” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbajtur konferencë për shtyp sot me disa media në Kosovë duke deklaruar që ka kërkuar urgjentisht nga kryeministri Albin Kurtit që të tërheq Policinë e Kosovës komplet prej tri ndërtesave të komunale në veri të vendit, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Ambasadori Hovenier theksoi që në mungesë të reagimit nga Qeveria e Kosovës në këtë kërkesë të SHBA-së dhe në mungesë të çfarëdo shenje se qeveria po punon në shtendosjen e situatës në veri, SHBA ka vendosur ta përjashtojë Kosovën nga ushtrimi i NATO-së “Defender Europe ’23”.

Po ashtu, “do të ndalim githa përpjekjet për të ndihmuar Kosovën në njohje me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe në procesin e integrimit në organizata ndërkombëtare”.

Gjatë përleshjeve midis protestuesve serbë dhe trupave të KFOR-it, janë plagosur 30 ushtarë ndërkombëtarë, tre prej të cilëve kanë marrë plagë nga armët e zjarrit, konfirmoi misioni i KFOR-it të martën.

Katër komunat e veriut të Kosovës që nga e premtja e javës së kaluar janë në një gjendje të tensionuar të sigurisë.

Serbë lokalë po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale, nga komuniteti shqiptarë.

Gjatë së hënës, protestuesit serbë u përplasën me ushtarë të KFOR-it. Policia e Kosovës njoftoi se ka arrstuar pesë persona të dyshuar për këto sulme.

Zhvillimet e fundit në veri