Situata në Ukrainë, Osmani takoi ambasadorin amerikan

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Sipas komunikatës për media të presidencës, në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Presidentja Osmani në këtë takim ka theksuar se Kosova ka qëndrime të njëjta me aleatët tanë duke dënuar ashpër agresionin ushtarak rus dhe njohjen ilegale nga Federata Ruse të “pavarësisë” së të ashtuquajturave Republika Popullore të Luhanskut dhe Donetskut.

Tutje sipas komunikatës, Osmani ka në këtë takim ka potencuar se Kosova qëndron me popullin e Ukrainës përderisa ata po përballen me agresionin rus dhe se vendi ynë do të vazhdojë koordinimin e plotë me aleatët në mënyrë që të parandalohet destabilizimi i rajonit tonë.

Edhe kryeministri Kurti ka thënë se Kosova solidarizohet popullin ukrainas, pasi Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë.

Kurti për situatën në Ukrainë: Solidarizohemi me popullin ukrainas