Policia e Kosovës në Jarinje FOTO KALLXO

Situata në Jarinje, pamje nga ndërrimi i njësive të Policisë - FOTO

Gjendja  e rrugës për në Jarinjë vazhdon të mbetet e qetë edhe pas më shumë se 24 orëve, prej kur qytetarë të shumtë vendosën që me anë të makinerive të rënda të bllokojnë në tërësi qarkullimin e lirë.

Këto veprime u ndërmorën pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me mbulimin e përkohshëm të tabelave të veturave që vijnë nga Serbia.

Ekipi i KALLXO.com edhe sot po qëndron në Jarinje për të parë nga afër zhvillimet në këtë zonë.

Ndërkohë, trupat policore në këtë zonë kanë nis të ndërrohen dhe pjesëtarë të tjerë kanë ardhur në vendngjarje.

 

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

 

 

Foto: KALLXO.com

 

Vazhdon bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë

Serbët në veri vendosin banerin me mbishkrimin: Mirë se vini në Bashkësinë e Komunave Serbe