Situata në Jarinjë - e qetë

Situata në veri të Kosovës sot është e qetë, ndonëse shteti serb sikur edhe në dy ditët e kaluara provokoi situatën me fluturim të aeroplanëve ushtarakë deri në afërsi të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak.

Edhe sot ekipi i KALLXO.com po qëndron në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.

Numri i qytetarëve të cilët po kalojnë kufirin në Jarinjë këmbë sot është më i lartë për dallim nga ditët e tjera.

Për shkak të bllokimit të rrugës e cila të dërgon drejt Jarinjës, qytetarët është dashur që kufirin ta kalojnë këmbë e më pas përtej kufirit kanë siguruar transport për në brendi të territorit serb.