Forca e Sigurisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Situata me vërshimet, Mehaj: FSK e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Për shkak të vërshimeve në disa komuna të Kosovës si pasojë e reshjeve të shiut, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e gatshme që t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Mehaj ka thënë se pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”- ka shkruar ai në Facebook.

KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi për situatën për shkak të përmbytjeve në vend.

Rritet niveli i ujit në lumin që lidh Pejën e Deçanin, banorët thonë se ura rrezikon të shembet