Situata me paga në 'Trepçë', fillojnë punën 50 minatorë të rinj

Ndërmarrja Trepça SH.A ka njoftuar se 50 minatorë kanë filluar punën në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg.

Sipas Ndërmarrjes Trepça, punësimi i 50 minatorëve të rinj pritet të kontribuoj në rritjen e produktivitetit në ndërmarrje dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në vend.

Trepça është zotuar se do të vazhdoj punësimin e të rinjve në njësitë e saja biznesore me qëllim të zhvillimit ekonomik të ndërmarrjes, vendit dhe zvogëlimit të papunësisë në vend.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për pakënaqësinë e shprehura nga ana e minatorëve për mosrealizim me kohë të pagave.

Këto pakënaqësi punëtorët i kanë shprehur me anë të grevave dhe protestave.

Pas më shumë se dy javë pritje, minatorëve të “Trepçës” u kanë dalë pagat e korrikut.