Policia e Kosoves Foto facebook

Situata me COVID-19, Zemaj kërkon nga Policia ta rikthejë orarin 12 orësh

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nesër do të kërkojnë që Policia e Kosovës të punoj 12 orë në ditë për të menaxhuar situatën me COVID-19.

Sipas Zemaj nga nesër do të jenë në terren edhe 75 inspektorë sanitar.

“Kërkoj që Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës” ka shkruar Zemaj në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar në vendet ku mbahen dasmat dhe tubime  familjare do të mbyllen paralajmërim, ose në të kundërten masat e reja do të jenë të domosdoshme.

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 98 raste me COVID-19.