Situata me COVID-19 - Ministri i Arsimit takohet me përfaqëusesit e SBAShK-ut

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe Ymer Ymeri.

Sipas një njoftimi, në këtë takim është biseduar për situatën aktuale në sektorin e arsimit dhe angazhimet e përbashkëta për rrjedhën e mbarë të procesit mësimor dhe realizimit të kërkesave të punëtorëve të arsimit.

“Ministri Likaj, me këtë rast është zotuar se, do të angazhohet maksimalisht në realizmin e kërkesave të arsyeshme të mësimdhënësve, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe kushtet në të cilat po punojnë”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër,  shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prishtinë nga sot ka kaluar në mësim online, pasi disa mësimdhënës dhe nxënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shkolla ka kaluar nga skenari A në skenarin C me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë kalon në mësim online, 3 mësimdhënës me COVID-19